Superliga e Kosovës në basketboll, këtë javë vjen me disa ndeshje intersante, më kryesorja, ndeshja mes skuadrave të pamposhtura Bashkimi-Sigal Prishtina, që do të zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.
Të shtunën do të zhvillohet gjithashtu, edhe loja ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit nga ora 19:00.
Të dielën, GO+ Peja e pret Rahovecin 029 me fillim nga ora 17:00 dhe Vëllaznimi-Borën nga ora 19:00.
Ndeshjet zhvillohen në kuadër të javës së katërt të ProCredit Superligës.




