Delegacioni i Doganës së Kosovës mori pjesë në takimet e Komitetit të Përhershëm Teknik të mbajtura në selinë e Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel.
Takimet u hapën me fjalën hyrëse të Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së, z. Ian Saunders, i cili theksoi rëndësinë e inovacionit, bashkëpunimit dhe modernizimit në fushën doganore.
Gjatë sesioneve u diskutuan tema me rëndësi globale si: Smart Customs, E-Commerce, Dogana e Gjelbër, Marrëveshjet e Lehtësimit të Tregtisë dhe menaxhimi i qëndrueshëm i kufijve.
Doganat e Kosovës dhanë kontributin e tyre aktiv në diskutime dhe mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj objektivave të përbashkëta për inovacion, transformim digjital dhe bashkëpunim ndërkombëtar doganor.





