Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2026 nga qeveria në detyrë, duke e quajtur këtë veprim një tentim për blerje votash dhe mashtrim elektoral.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Krasniqi ka thënë se “thesi i mashtrimeve të një ‘babadimri’ që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur të qytetarëve e as nuk mund të arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare”.
Ai ka theksuar se të gjitha premtimet që u dhanë sot në mbledhjen e fundit të qeverisë Kurti, nuk u bënë për 5 vjet me radhë, dhe ka paralajmëruar se ato do të realizohen vetëm nga një qeveri e re.





