Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se do të rritet pensioni prej 120 euro në 150 euro e që kjo do të bëhet qysh nesër, me 1 nëntor, raporton Ekonomia Online.
“Ky buxhet për vitin e 2026, përfshinë edhe rritjen e pensioneve, shtesave për fëmijë, lehona, pagesave për të rinjtë dhe gratë që angazhohen nga super puna”, tregoi ai.
Kurti u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë buxhetin duke thënë se me Ligjin për Qeverinë, parashihet që Qeveria në detyrë mund të i marrë këto vendime.




