Sot përmbyllet Muaji Rozë, muaji që shënon ndërgjegjësimin për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Gjatë muajit tetor, në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit janë realizuar mbi 2,000 mamografi, ndërsa gjatë gjithë vitit janë realizuar më shumë se 10,000 mamografi në total.
Diagnostikimi në stadet e hershme mbetet edhe sot hapi jetik për trajtim të suksesshëm dhe shpëtimin e jetëve.
Ministria e Shëndetësisë falënderon të gjitha profesionistet dhe profesionistët shëndetësorë për angazhimin e tyre gjatë këtij muaji, si dhe qytetaret që kanë treguar kujdes për shëndetin e tyre.
Kujdesuni për veten!
Bëni mamografinë, vetëkontrollet dhe kontrollet e rregullta mjekësore, sepse shëndeti juaj është prioritet.




