Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u shpreh se vendimet e marra nga Qeveria në detyrë këtë të premte, janë vendimet ad-hoc për çka bizneset janë të shqetësuara.
Megjithatë, Rafuna u shpreh se OEK-u e mbështetë rritjen e pagës minimale por që sipas tij do të duhej të konsultoheshin paraprakisht.
Rafuna, mes tjerash, u shpreh se ka edhe dy muaj kohë për konstultime e ndryshim të vendimit për rritjen e pagës minimale.“Paga minimale të fillojë nga 1 janari por kemi shumë probleme ligjore e procedurale e probleme materiale. Ka shumë pikëpyetje dhe në çdo hap është bërë nga një shkelje ligjore dhe jam i bindur se do të anulohet nga Gjykata. Ka kohë dy muaj që të ndryshohet dhe të sillet në baza ligjore”, u shpreh Rafuna në Dukagjin.




