Sindikata e Policisë së Kosovës organizon sot dhe nesër, më 31.10 deri më 01.11.2025, një seri aktivitetesh sportive për nderimin e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.
Ngjarja zhvillohet në rajonin e Pejës, tek Qendra Sportive “Shpella e Bobit” në Fierzë, komuna e Pejës.
“Në hapje të këtij eventi sportiv pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore, stafi menaxhues i Policisë së Kosovës, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës, si dhe përfaqësues të sindikatave policore nga vendet e rajonit dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.
Gjatë aktivitetit, do të zhvillohen gara sportive në futboll, volejboll, shah dhe shenjëtari, me pjesëmarrjen e ekipeve të ndryshme sportive. Ky aktivitet ka për qëllim përkujtimin e policëve të rënë dhe promovimin e bashkëpunimit dhe sportivitetit mes pjesëmarrësve.




