Në kuadër të aktiviteteve sindikale të organizuara në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës, përveq aktiviteteve sportive, Sindikata e Policisë së Kosovës, e shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe përfaqësuesit e sindikatave mike, realizoi një vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Vizita u bë në shenjë nderimi dhe respekti për familjen heroike Jashari dhe sakrificën e tyre sublime për lirinë e Kosovës.
Kujtimi për ta mbetet frymëzim i përjetshëm për të gjithë zyrtarët policorë dhe qytetarët e vendit.





