Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Fokusi kësaj jave do të jetë në Fadil Vokrri, ku Prishtina e pret Gjilanin në një ndeshje interesante që do të zhvillohet të shtunën në ora 18:30.
Poashtu të shtunën, Ferizaji do të udhëtojë drejt Suharekës ku do të takohet me Ballkanin.
Ndërkaq të dielën do të zhvillohen edhe tri lojët e tjera të kësaj xhiroje, të gjitha në një orar nga ora 13:00.
Ndeshja kryesore e kësaj ditë do të jetë ajo mes Dritës dhe Llapit që do të zhvillohet në stadiumin e Gjilanit.
Ndërkaq në dy ndeshjet tjera të së dielës, Prishtina e Re e pret Drenicën dhe Malisheva do të jetë mysafire e Dukagjinit.




