Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përmes një komunikate për media kanë thënë se duke marrë parasysh se vendi po kalon ditë të vështira dhe gjendet përballë një bllokade totale institucionale, vlerëson se është më se e udhës formimi i një Qeverie të unitetit kombëtar, me qëllim daljen nga kriza aktuale, garantimin e funksionimit normal të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ruajtjen e stabilitetit të vendit.
Sipas një komunikate të historianëve të Deçanit, kjo Qeveri duhet të fokusojë veprimtarinë e saj në mbrojtjen e rendit kushtetues, forcimin e institucioneve shtetërore dhe thellimin e koordinimit me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë, veçanërisht me aleatët e sigurisë së Kosovës.
Ata konsiderojnë se propozimi i tyre është një zgjidhje e pranueshme jo vetëm për skenën politike në vendin tonë, por edhe për të gjithë faktorët politikë shqiptarë në Republikën e Shqipërisë, si dhe në trojet e tjera ku jetojnë shqiptarët dhe ku ata përbëjnë elemente shtetformuese.




