Pak ditë më parë, rrjetet shpërthyen nga lajmi se Rita Ora kishte ndjekur Yll Limanin në Instagram – një veprim që u pa si sinjal i parë i një afrimi artistik mes tyre. Shkëmbimi i fundit i komenteve mes dyshes vetëm sa ka shtuar më shumë dyshimet.
Në një postim të fundit të Ritës, Ylli ka komentuar me thjeshtësi “RITAAA ❤️”, ndërsa përgjigjja e menjëhershme e super-yllit me origjinë nga Kosova “@ylllimani 👀” ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë me teori e aludime për një bashkëpunim të mundshëm.
Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare, por komunikimi i hapur në rrjete sociale i ka mjaftuar publikut për të nisur pritjen.
A është ky fillimi i një bashkëpunimi që do të trazojë skenën muzikore? Tik tak, me shumë gjasë po!





