Grupi i vallëzimit “Dance With Tringa” nga Peja ka shkëlqyer në skenën ndërkombëtare, duke fituar çmimin e tretë në festivalin prestigjioz “The Festival Bridges” – Le 35ème Concours et Festival International des Arts, i mbajtur në teatrin “Théâtre du Blanc Mesnil” në Paris.
Në një garë ku morën pjesë 42 shtete nga e gjithë bota, valltaret nga Kosova u dalluan me pasionin, energjinë dhe profesionalizmin e tyre, duke përfaqësuar vendin me dinjitet dhe duke e bërë Kosovën krenare në një skenë kaq të madhe artistike.




