Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Leonardo Gashi, ka publikuar sot projektin e tij muzikor “Ex”.
Teksti I shkruar nga reperi i njohur Elinel, muzika dhe produksioni mbajnë firmën e producentit të suksesshëm Cricket kurse videoklipi është realizuar nga regjisori Visarthedirector, cilësohet një bashkëpunim I fortë artistic.
Kohëve të fundit kanë qarkulluar lajmet për ndarjen e tij nga Lela Seferi, me të cilën u njoh gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, por që artisti nuk ka reaguar ende publikisht për jetën e tij private.
Pas publikimin në platëformën YouTube, kënga “Ex”është mirëpritur nga fansat e Leos dhe ka marrë reagime positive nga ndjekësit e tij.




