Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se situata në Kosovë është problematike, e komplikuar dhe e rrezikshme.
Tahiri ka thënë se ekonomia në vend është në rënie të vazhdueshme dhe qytetarët nuk kanë para të gatshme.
Ai ka akuzuar Qeverinë në detyrë të LVV-së se u ka bllokuar qytetarëve të vendit 2 miliardë euro.
Tutje, Tahiri pohoi se numrat që i përmend ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, për rritje të ekonomisë, janë vetëm pasojë e rritjes së çmimeve në vend.
Ish-deputeti, në fund tha se efektet e rënies së ekonomisë nuk shfaqen sot, por do të vijnë vitin e ardhshëm.




