Kryetari i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, iu bashkua sot Konferencës vjetore të Prokurorëve të Kosovës.
“Kënaqësi t’i drejtohem përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës për Sundimin e Ligjit, duke theksuar përkushtimin e gjatë të EULEX-it për të mbështetur përmes monitorimit tonë të fuqishëm- një sistem prokurorial të pavarur dhe të paanshëm”, tha Barbano, duke shtuar: “Rëndësia e sigurimit të pavarësisë së prokurorisë, të lirë nga ndërhyrjet politike, nuk mund të theksohet mjaftueshëm.
Tutje Barbano theksoi se: Sigurojmë se anëtari i sapozgjedhur i Këshillit Prokurorial të Kosovës do të reflektojë integritet dhe profesionalizëm, duke forcuar besimin e qytetarëve në sistemin prokurorial. ”




