Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Ministrin në detyrë të Kulturës, Hajrullah Çekun, bën homazhe tek varri i Zahir Pajazitit në ditëlindjen e tij të 63-të.
Kurti thotë se Zahir Pajaziti është pararendës i luftës çlirimtare, veprimtar i jashtëzakonshëm dhe luftëtar i paepur që u bë edhe sinonim i kushtrimit për lirinë, bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
Kurti shton se Zahir Pajaziti është frymëzim për ushtrinë e Kosovës, për forcat tona të sigurisë, për të gjithë ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, të cilët e mbrojnë integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, gjithandej Kosovës tërë kohën.






