Analisti politik dhe profesori Blerim Latifi ka shkruar për vendimet që u morën në mbledhjen e djeshme të Qeverisë në detyrë, për pagën e 13-të dhe për rritje pensionesh e shtesash për fëmijë.
Latifi ka shkruar se njerëzit në Kosovë nuk e kanë nivelin e duhur për të kuptuar raportin në mes të mundësive reale dhe premtimeve politike, dhe se nuk arrijnë ta kuptojnë as ndjeshmërinë ndaj parimit të sundimit të ligjit.
Profesori Latifi thotë se Kurti e ka kuptuar këtë gjë, prandaj e “ka hapur thesin” për t’ua plotësuar dëshirat popullit, derisa opozita është e kurthuar meqë s’mund të dalë e të kundërshtojë plotësimin e këtyre dëshirave.





