Ministri në detyrë i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në “TRT Forum 2025” në Stamboll, si folës në panelin “Beyond Techno-Feudalism: Democratising AI Innovation, Governance, and Access”.
Maqedonci theksoi se ky forum mbledh udhëheqës dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar çështje globale me rëndësi për të tashmen dhe të ardhmen.
Tutje Maqedonci tha se ky forum, përbën një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.




