Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë patrullimeve dhe mbikëqyrjes së trafikut rrugor, kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj katër shoferëve të cilët kanë kryer kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor.
Rastet e evidentuara:
Rruga “Brahim Ademi”, Ferizaj – Është ndaluar shoferi A.J. (22 vjeç), i cili me automjetin VW Golf po qarkullonte me 90 km/h në zonën me kufizim shpejtësie prej 50 km/h.Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 3 muaj.
Fshati Muhovc, Ferizaj – Policia ka ndaluar shoferin A.M. (24 vjeç) me automjetin VW T-Roc me targa vendore, i cili kishte masë mbrojtëse aktive nga data 09.09.2025 deri më 08.03.2026.Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 6 muaj, si dhe sekuestrim i automjetit.
Rruga magjistrale, fshati Sojevë – Është ndaluar në flagrancë shoferi H.R. (31 vjeç), i cili gjatë ngasjes së automjetit VW Golf po përdorte telefonin celular.Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 3 muaj.
Rruga magjistrale, fshati Mirosalë – Policia ka ndaluar shoferin T.Z. (31 vjeç), i cili me automjetin Citroën C3 me targa vendore kishte bërë tejkalim në vijë të plotë.Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 3 muaj.




