Pëfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, janë pritur në takim nga Arqipeshkvi Vincenzo Paglia, i cili është Këshilltar papnor i Akademisë Papnore për Jetën, dhe figurë e njohur me ndikim në Vatikan.
OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se gjatë takimit u zhvillua një dialog i hapur e miqësor mbi rëndësinë e së vërtetës historike, kujtesës kolektive dhe respektit për sakrificën e atyre që kanë luftuar për liri.
Ata shprehin mirënjohje për mikpritjen dhe përkushtimin e tij, duke besuar se ky takim do të shërbejë si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për drejtësi, të vërtetë dhe dinjitet njerëzor.




