Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar deputetin e VV-së, Hekuran Murati, për mashtrime dhe për keqinformim të opinionit publik lidhur me çështjen e votimit të buxhetit.
Tutje deputetja Bajrami ka theksuar se situata aktuale nuk mund të krahasohet me rastet e kaluara, duke kujtuar se “në atë kohë z. Hoti ka qenë kryeministër në detyrë, jo deputet i betuar, ndërsa unë kam qenë ministre e financave në detyrë, jo deputete e Kuvendit.
Ajo ka shtuar se “Mashtrues keni qenë, të tillë jeni dhe s’ka asnjë tregues që do të ndryshoni ndonjëherë”
Postimi I plotë:
Mashtrues,
Situata nuk është e njëjtë sepse z. Hoti në atë kohë ka qenë Kryeministër në detyrë, jo deputet i betuar në Kuvendin e Kosovës, unë kam qenë ministre e financave në detyrë jo deputete e betuar e Kuvendit.
Interesi i shtetit është që ju sa më parë të shkoni në shtëpi e jo të ju zgjasim jetën duke e votuar buxhetin në kundërshtim me Kushtetutën.
Mashtrues keni qenë, të tillë jeni dhe s’ka asnjë tregues që do të ndryshoni ndonjëherë.
Zgjedhje sepse s’ka zgjidhje – kthehemi te qytetarët, atyre u tregoni se pse me 42% që nëntë muaj nuk ishit në gjendje të bënit koalicion qeverisës.




