Dua Lipa dhe i fejuari i saj, u panë të qeshur dhe plot dashuri gjatë një daljeje mbrëmjeje në festën e dëgjimit të albumit të ri të Rosalías, “LUX”, të mbajtur të shtunën në New York City.
Këngëtarja 30-vjeçare mahniti me një pallto të gjatë me dizajn gjarpri, të kombinuar me një veshje të zezë elegante dhe çizme në të njëjtën ngjyrë. Flokët e errët i kishte lënë të lira, ndërsa pamjen e plotësoi me vathë të artë, të mëdhenj dhe tërheqës.
Dua Lipa ndodhet aktualisht në turneun e saj botëror “Radical Optimism Tour”, në fazën amerikane që do të përfundojë në dhjetor.





