Ka përfunduar me sukses Punëtoria treditore për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030 të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK)! 🏀📊
Gjatë tre ditëve u trajtuan tema të rëndësishme:
✅ Objektivat dhe Qëllimet
✅ Zhvillimi i talenteve dhe programeve zhvillimore
✅ Planifikimi i Veprimeve & Planet e Veprimit
✅ Monitorimi dhe Komunikimi
Ekspertët e FIBA-s ishin pjesë kyçe e këtij procesi, duke sjellë përvojë ndërkombëtare dhe vizion për të ardhmen e basketbollit. Ky është bashkëpunimi i dytë në kuadër të programit FIBA PLUS, pas planit të parë strategjik të hartuar në vitin 2020.
Së bashku po ndërtojmë një të ardhme edhe më të fortë për basketbollin tonë 🇰💪




