Në hapjen zyrtare të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë figurat e kandidatëve për kryetar të kësaj partie që do të garojnë në nëntë komuna.
Ai ka shkruar se LDK është shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës, teksa bën thirrje për një fitore të këtyre kandidatëve.





