Kreu I LDK-së,Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj kritikave dhe këshillave që po merr partia e tij këto ditë.
Abdixhiku shkruan se I falënderon të gjithë eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët e tyre ideologjikë, që këto ditë sipas tij po tregojnë se si duhet të udhëhiqet LDK-ja, çka dëshiron elektorati ynë dhe si duhet të jetë e ardhmja jonë si parti.
Tutje kreu I LDK-së kërkon mirëkuptim për mungesën e përgjigjeve ndaj brengave të tyre, siq thotë ai: Jemi bukur të zënë. Sepse momentalisht i kemi 9 gara për t’i bërë.
Postimi I plotë:
Kur do ta kuptojnë? ‘Kundërshtimet e juaja s’na lënë përshtypje; kemi parë se çfarë duartrokisni!’
I falënderojmë të gjithë eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët tanë ideologjikë, që këto ditë po na tregojnë se si duhet të udhëhiqet LDK-ja, çka dëshiron elektorati ynë dhe si duhet të jetë e ardhmja jonë si parti.
Jemi të bindur se e kanë për “të mirën tonë”.
Por të na mirëkuptojnë e falin për mungesën e përgjigjeve ndaj brengave të tyre. Jemi bukur të zënë. Sepse momentalisht i kemi 9 gara për t’i bërë. Të dielen duam veç fitore; dhe na besoni, do të fitojmë!




