Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj nuk do ta mbështesë projektbuxhetin e propozuar nga qeveria e Kurtit, duke theksuar se vendi ndodhet në një ngërç politik, e që sipas saj do të përfundojë me zgjedhje të reja parlamentare.
“Ne nuk do ta votojmë një buxhet të tillë, vendi do të shkojë në zgjedhje, sepse vendi nuk ka zgjidhje. Ky vendim nuk kalon, sepse nuk kalon në Kuvendin e Kosovës”,ka deklaruar Bajrami, në Dukagjin.
Bajrami tutje ka theksuar se Albin Kurti nuk ka pasur 61 vota për t’u bërë kryeministër më 26 tetor, dhe se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet për të miratuar buxhetin.




