Ky është një hap i rëndësishëm në përkushtimin tonë për të fuqizuar vajzat dhe gratë në basketboll, për të krijuar mundësi të barabarta dhe përfaqësim të drejtë në vendimmarrje në të gjitha nivelet.
Deklarata u nënshkrua në kuadër të eventit të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, së bashku me federata, organizata dhe institucione që promovojnë të drejtat e grave.
Faleminderit kampioneve dhe grave frymëzuese që vazhdojnë të jenë shembull i fuqizimit dhe suksesit në basketboll!





