Sot nis fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, e cila do të zgjasë deri, më 9 nëntor, në orën 07:00.
Fushata do të zgjasë gjashtë ditë dhe përfundon me hapjen e vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve.
Raundi i dytë do të zhvillohet në 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) udhëheq me numrin më të madh të garave në balotazh që do të mbahen më 9 nëntor, në nivel vendi e pasuar nga LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe.
LVV-ja, garon në 12 komuna në balotazh
LDK-ja, garon në 9 komuna në balotazh
PDK-ja, garon në 6 komuna në balotazh
AAK-ja, garon në 5 komuna në balotazh
Lista Serbe, garon në 1 komunë në balotazh në Kllokot.




