Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për xhiron e 12-të, këtë çmim e mori lojtari i FC Drenicës, Igball Jashari, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 80 minuta të ndeshjes.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Enver Prapashtica, Besim Slishani dhe Bujar Asllani.
Pasi mori këtë çmim, Jashari u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.





