Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim lushtaku, e ka komentuar vendimine Qeverisë në detyrë për projektbuxhetin e vitit 2026, ku ka thënë se ky veprim është në kundërshtim ligjor dhe qeveria nuk ka mandate për të bërë ndryshime ligjore.
Lushtaku këtë veprim e ka quajtur edhe si një “blof” tjetër të Vetëvendosjes, sepse sipas tij, ata janë mësuar të luajnë bixhoz dhe tu hedhin hi në sy të qytetarëve.
Lushtaku tutje thekson se këto veprime po bëhen për fushatë elektorale dhe se kjo “shihet nga aeroplani”.
Por se a veproi njejtë Hashim Thaçi në të kaluarën, ai tha se Thaçi kishte legjitimitet, pasi që vendimet i merrte sa kishte mandate, e nuk mund të bëhen këso paralele me legjitimitetin e kësaj qeverie.




