Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj disa shoferëve që kanë tejkaluar kufirin e shpejtësisë në qytetin e Prizerenit.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë datave 29 deri më 31 tetor 2025, njësitet e trafikut rajonal kanë përdorur radarë statikë dhe mobil për të evidentuar kundërvajtjet.
Gjatë kontrollit, tre drejtues mjetesh janë kapur duke vozitur me shpejtësi 104 km/h, 107 km/h dhe 140 km/h, në zonën 50 km/h.
Personat e përfshirë janë ndaluar nga njësitet përkatëse dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi:
Dy kundërvajtës janë ndëshkuar me: Gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 6 muaj.
Një kundërvajtës është ndëshkuar me: Gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj.
Policia e Kosovës apelon tek ngasësit e automjeteve që të rrisin ndërgjegjësimin dhe të respektojnë rregullat e trafikut.





