Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me plagosjen dhe rrëmbimin e qytetarit serb të Kosovës.
Presidentja Osmani në reagimin e saj ka theksuar se kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së Serbis hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme.
“Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla”, shkruan Osmani
Postimi I plotë:





