Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj zyrtare në Hagë, ka takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që ndodhet në paraburgim të Gjykatës Speciale.
Në një reagim pas takimit, Spiropali tha se i ka përcjellë përshëndetjet e saja, të qeverisë shqiptare dhe, siç theksoi, të gjithë popullit shqiptar edhe për tre ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së — Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Ajo theksoi se Thaçi ishte në gjendje të mirë dhe se ndiqte zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë.




