Balotazhi i zgjedhjeve lokjale në 32 komuna të Maqedonisë së Veriut dhe në Qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e administrimit është zhvilluar gjatë ditës së djeshme.
Zgjedhjet lokale në bllokun maqedonas e ka fituar VMRO-DPMNE e kryeminsitrit Hristian Mickovski, kurse koalicioni VLEN ka fituar shumicën e komunave shqiptare.
Liderët e VLEN-it në një konferencë për medie thanë se tani renditen si forca e dytë në shtet, duke theksuar se në balotazh kanë fituar në 5 komuna dhe 5 të tjera në rrethin e parë zgjedhor.
Ky koalicion më rrethin e dytë fitoi në Tetovë, Bogovinë, Dibër,Strugë dhe në Dollnen.




