Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas mandatimit të Glauk Konjufcës nga LVV si mandatari i dytë për formimin e Qeverisë.
Në reagimin e Abdixhikut thuhet se kjo shfaqje teatrale e mandatarëve pa numra, pa shumicë e pa legjitimitet demokratik, duhet të marrë fund sepse Republika nuk është material loje për llogaritje të vogla elektorale por ajo mbetet më e madhe se secili prej nesh.
Tutje Abdixhiku thotë se këto zvarritje janë veç thellime të krizave, për të cilat do të mbahet përgjegjësi politike.
Abdixhiku flet edhe për Presidenten ku thotë që beson se Presidentja e Republikës, do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare, para mbledhjeve propaganduese të partive me mandatarë plot por pa shumicë paralamentare.





