Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka emocionuar me shkrimin e tij në rrjetet sociale ku ka shkruar për babain e tij Jakup Krasniqin.
Në postimin e tij, Krasniqi shkruan se sot bëhen pesë vite që ata kërkojnë drejtësi, ndërsa edhe sot, babai i tij edhe pse në pleqëri, po sakrifikon me dinjitet dhe forcë.
Altini u shpreh se lufta e UÇK-së nuk nisi nga dëshira për luftë por nga domosdoshmëria për liri.
Krasniqi shton se nuk po gjykohen individët por po gjykohet lufta e drejtë çlirimtare e një populli që pranoi se më mirë ishte të jetonte një sekondë në liri sesa një jetë në robëri.
Sipas Krasniqit kjo nuk është drejtësi por është vazhdim i padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve.





