Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur takim të ri ndërmjet kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, pas atij që u mbajt me liderët e partive parlamentare javën e kaluar.
Sipas tij, takimi i dytë me Presidenten mund të ndodhë brenda afatit kushtetues që përfundon më 5 nëntor.
Dugolli shtoi se, nëse nuk krijohet një shumicë për formimin e qeverisë së re, presidentja pritet të veprojë sipas kompetencave të saj kushtetuese.
I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje ka ndonjë emër tjetër për mandatar të ri, Dugolli sqaroi se partia nuk ka propozuar asnjë kandidat tjetër përveç Albin Kurtit.




