Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është takuar me Presidenten Osmani për shkak të angazhimit në garën e balotazhit.
Zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se kishte propozim nga Osmani për takim, por Haradinaj nuk mund të ishte i pranishëm.
Me Osmanin më herët u takua edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.




