Sonte do të luhen nëntë ndeshje të xhiros së katërt të Ligës së Kamionëve.
Sonte vëmendja e të gjithëve do të jetë në Anfield, ku Liverpool e pret gjigantin europian Real Madrid në një derbi interesant që fillon nga ora 21:00.
Poashtu në të njëjtën orë, në Paris zhvillohet derbi tjetër në mes PSG dhe Bayern Munich, një ndeshje ku spektakli nuk do të mungojë.
Në ndeshjet e tjera, Juventusi e pret Sportingun e Lisbonës, Atletiko Madrid e pret Royale Union, Copenhagen udhëton drejt Londrës për tu përballur me Tottenhamin, Bodo/Glimt pret Monakon dhe Olympiakos e pret PSV Eindhoven.
Ndërkaq dy ndeshje të kësaj xhiroje do të luhen më herët, nga ora 18:45, Napoli e pret Eintracht Frankfurt dhe Arsenali udhëton për tu përballur me Slavia Pragën.




