Sot nga ora 12:00 do të fillojë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje e ku pritet të caktohet emri i një mandatari për kryeministër, pasi që me 26 tetor, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti nuk arriti që t’i sigurojë 61 vota për ta formuar qeverinë e re.
Para fillimit të mbledhjes, anëtarë të kësaj partie nuk dhanë shumë informacione për media, duke thënë se pas mbledhjes do të flasin.
Kurti në takimin që thirri presidentja me partitë politike për konsultime, i kërkoi ditë shtesë dhe një takim tjetër, pa çka sipas Kushtetueses presidentja duhet ta respektojë.




