Sot Komisioni Evropian publikoi Raportin për Kosovën 2025. Në një konferencë për shtyp me Kryeministrin në detyrë Kurti, Ambasadori i BE-së Orav theksoi:
1. Është një kohë vendimtare Ballkanin Perëndimor dhe BE.
BE-ja është gati t’i afrojë edhe më shumë partnerët me aspirata evropiane.
Zgjerimi i BE-së nuk është një qëllim i largët – është një imperativ strategjik.
2. Përputhja vullnetare e Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, përfshirë mbështetjen për Ukrainën, vlerësohet shumë.
Integrimi është zgjedhja strategjike e Kosovës, por viti i kaluar shkoi në një ngërç politik.
Për të ndihmuar progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së, ne kemi nevojë për institucione funksionale.
3. Elita politike e Kosovës duhet të bashkohet, përtej dallimeve politike dhe etnike, dhe të formojë një shumicë të fortë në Kuvend, për të siguruar ratifikimin e marrëveshjeve të Planit të Rritjes dhe për të avancuar me Dialogun e lehtësuar nga BE.
Pa këtë, do të humbasin më shumë mundësi.




