Partia Demokratike e Kosovës përmesë një komunikate për media kanë reaguar ndaj mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër nga LVV.
Në komunikatë, PDK vlerëson se vendi ndodhet përpara një momenti vendimtar politik dhe institucional, që kërkon vendime të qarta, të përgjegjshme dhe në përputhje me realitetin politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ata thonë që ashtu siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse sipas tyre, realiteti politik është i qartë, askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë.
Në fund PDK bën thirrje për t’i dhënë fund çdo skeme zvarritëse, çdo improvizimi politik dhe çdo përpjekjeje për ta mbajtur peng shtetin për interesa të ngushta partiake.




