Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media ka thënë se opozita ia ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë emër për mandatar,
Presidentja tha se procesi I konstituimi I Kuvendit zgjat shumë që I humbi Kosovës gati një vitë të tërë, por menjëhërë pas konstituimit ka mandatuar të propozuarin e parë .
Siq thekson presidentja, meqë nuk u votua, jam takuar me partitë politike për të sjellë një emër tjetër por siq thotë Osmani ata nuk kanë sjellë emër tjetër kështu që propozimi I vetëm është nga partia e parë.
“Nuk kemi propozim tjetër përveç nga partia e parë për ta mandatuar zotrin Konjufcën, në përputhje me kushtetutën kam mandatuar kandidat tjetër për kryeministër Glauk Konjufcën. Kam mandatuar z. Glauk Konjufca, kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4 e Kushtetutës, si dhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar presidentja.




