Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë e gjashtë (66) aktakuza kundër shtatëdhjetë e pesë (75) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetë (20) persona, si dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për nëntë (9) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.





