Pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila bëri me dije se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë ka reaguar deputeti I LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook shkruan se nga takimet me kryetarët e partive politike presidentja e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ të votohet asnjë mandatar tjetër.
Sipas tij gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe.





