Mbahet sot në Bruksel samiti për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke bërë bashkë udhëheqësit e unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Rama së bashku me delegacionin shoqërues, do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, që do të bashkojë liderët e vendeve anëtare dhe atyre kandidate të BE-së për të diskutuar mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian.
Ky samit, do të shërbejë si një platformë e re dialogu mes drejtuesve më të lartë politikë të Ballkanit Perëndimor me të Europës, në një kohë kur zgjerimi i Bashkimit Europian ka marrë një shtysë të re pas zhvillimeve gjeopolitike të viteve të fundit.
Samiti do të mbledhë së bashku presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, homologët e tij nga Moldavia dhe Serbia, Maia Sandu dhe Aleksandar Vuçiç, Kryeministri Edi Rama dhe dy homologët e tij nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, Milojko Spajiç dhe Hristijan Mickoski.




