Janë bërë 17 ditë prej se është raportuar i zhdukur Florjan Tabaku.
I riu nga Tropoja ka humbur kontaktin me familjen derisa ishte duke mbledhur gështenja në zonën Qafë-Morinë-Gjakovë dhe nga 21 tetori nuk u gjet më.
Vëllai i tij deklaroi se kërkimet në zonën malore tashmë janë ndërprerë.“Në mal janë ndërprerë kërkimet edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal”, u shpreh ai për Klankosova.tv.transmeton EkonomiaOnline.
“Kanë kërkuar në të dyja anët, por me shumë mundësi është në territorin e Kosovës.Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë nuk po bëjnë kërkime tjera. “, theksoi ai.
Derisa policia po vazhdon me hetimin e rastit.




