Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth mandatimit të Glauk Konjufcës për Kryeministër.
Abdixhiku tha se propozimi i partisë së tij për krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar u refuzua, ndërsa tani po propozohet formimi i një Qeverie të Pakicës.
Sipas tij, në demokraci nuk mund të vendos pakica për shumicën sepse në Kosovë që nga viti 1989 vendos shumica.




