Një shofer ka përplasur makinën e tij mbi këmbësorë dhe çiklistë në Ile d`Oléron, pranë bregut perëndimor të Francës, duke lënë 10 persona të plagosur, përfshirë disa në gjendje kritike.
Burri i dyshuar kishte goditur qëllimisht me makinë disa njerëz dhe u arrestua pasi u bllokua me një armë elektroshok, njoftojnë autoritetet.
Ai shkeli njerëzit me vetur në një distancë mes dy fshatrave në ishull, duke përfshirë një vajzë të re, dhe më pas braktisi automjetin e tij dhe u përpoq t’i vinte flakën përpara se të ikte me vrap,sipas autoriteteve.
Ndërsa prokurori publik tha se i dyshuari bërtiti “Allahu Akbar” në momentin e arrestimit të tij. Autori ishte i njohur më parë për policinë për vjedhje të vogla, duke përfshirë drejtimin e makinës në gjendje të dehur, si dhe vepra penale që lidhen me drogën, raportuan gazetat lokale dhe media të tjera franceze, duke cituar kryetarin e bashkisë.
Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez tha se ishte hapur një hetim për incidentin dhe se ai po shkonte në vendngjarje.
Incidenti ndodhi rreth orës 08:45 ndërsa dhe raportet lokale thanë se bombola gazi ishin gjetur në pjesën e pasme të makinës së të dyshuarit pasi ai u përpoq t’i vinte flakën automjetit.
Gazeta Le Parisien shkruan se hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që i dyshuari mund të ketë probleme mendore.




