U bënë plot nëntë vite nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Edhe pas thirrjeve të shumta e kohës që ka kaluar, rasti i Deharit ende mbetet i pazbardhur.
Me rastin e përvjetorit, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë homazheve në nderim të Astritit, theksoi rëndësinë e domosdoshmërinë e zbardhjes së plotë të rastit.
“I bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë të bëjë më tepër dhe të angazhohet, sepse ky krim është një plagë e hapur, jo vetëm për familjen Dehari dhe Lëvizjen Vetëvendosje, por për mbarë popullin e Kosovës dhe Republikën tonë”, ka thënë ai.




